Todt jep lajmin e mirë për Schumacher: Ndoqëm bashkë garën e F1

613
0

Michael Schumacher po vazhdon rikuperimin nga aksidenti tragjik me ski, në vitin 2013 dhe ende është i apasionuar pas Formula 1, duke ndjekur garat nga televizori.

Detajet e reja rreth gjendjes shëndetësore të shtatë herë kampionit të botës vijnë nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt.

Prej aksidentit në alpet e Francës, gjermani qëndroi për 155 ditë në koma. Todt, i cili ka punuar përkrah Schumacher dhe është një prej miqve të afërt të familjes, e viziton rregullisht ish-pilotin.

“Ndoqëm një garë së bashku me Michael, në shtëpinë e tij në Zvicër”, tha Todt, i cili shtoi: “Shumi vazhdon betejën, të njëjtën gjë po bën edhe familja e tij”.