Flet gruaja që çoi në komisariat Eni Çobanin: Si më kërcënoi në gjyq. “Pusho ti kur flas unë. Unë nuk jam..

648
0

Juristja e njohur nga rubrika ”Shihemi në gjyq”, Eni Çobani është shoqëruar ditën e sotme në Komisariatin e Gjirokastrës, teksa ishte në një seancë gjyqësore në këtë qytetet.

Motivi ka qenë një debat i fortë verbal, mes Eni Çobani, e cila mbronte si avokate Merushe Mengrin dhe ish-nuses së djalit të saj, Rudina Islamaj.

Dritare.net arriti të komunikonte me Rudina Islamajn, e cila tregon se procedua e gjykimit filloi normalisht dhe në një moment të caktuar kur u prezantua trupi gjykues, Rudina kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues.

Pikërisht ky ishte momenti , kur ka reaguar avokatja Çobani, e cila fillimisht i është drejtuar trupit gjykues, duke u thënë për Islamajn që është një person i rrezikshëm dhe se duhet kontrolluar para se të hyjë në gjykatë, sepse qarkullon me çimka.

“Ndërsa unë reagova e fyer, pikërisht në Gjykate, Çobani m’u kthye duke me thënë: Pusho, pusho, ti pusho kur flas unë. E di unë pse e bën ti, por mua këtu do më kesh, nuk do të ndahem. Unë nuk jam as Merushja, as Guximi”.

Rudina ka treguar për dritare.net se është ndjerë e kërcënuar dhe ka telefonuar policinë. Ajo tregon për dritare.net se Çobani u mundua të zbusë gjakrat, kur erdhi policia, duke ju dhënë njohje dhe treguar kush ishte, por policia kishte bërë punën, pa u ndikuar.

Pas verifikimeve të bëra, avokatja është shoqëruar në komisariat.

Edhe Eni Çobani, edhe Rudina Islamaj kanë dhënë dëshmitë e tyre, por akoma nuk është dhënë një vendim përfundimtar.  Të dyja janë larguar nga rajoni i policisë. /Dritare.net