Flet Cekja i Beratit: Ju tregoj arsyet përse nuk kam pranuar ‘Portokallinë’!

1373
0

Në emisionin e sotëm të mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, u diskutua një temë që e përfshihu shumë publikun.

U diskutua për humorin e vjetër dhe humorin e ditëve të sotme. Kush ju bën më shumë për të qeshur?

Pjesa më e madhe e publikut u pozicionuan nga humori i vjetër, duke rikujtuar dhe shumë batuta të asaj kohe. Por, nuk mungonin as ata që vlersonin humorin e sotëm, duke vlerësuar aktorët e rinj të cilët sjellin shfaqje të reja çdo javë.

Megjithatë, për këtë temë nuk mjaftonte vetëm opinioni i publikut. Për këtë arsye moderatorët e “Chaud Patate” realizuan një lidhje telefonike me aktorin e mirënjohur Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe si Cekja i Beratit. I pyetur për temën, Cekja tha se ka nostalgji për humorin e vjetër, por nuk ka humor të vjetër apo të ri, ose humor të mirë ose të keq.

I pyetur nëse ka marrë ftesa nga spektaklet e humorit që transmetohen në ditët e sotme Cekja ju përgjigj kështu: Portokallinë ma kanë ofruar ndërsa te Al Pazari kam qenë disa herë, por te portokallia më ka thënë në atë periudhë Agron Llakaj, regjisori dhe i ndjeri Tani.

Thojini Cekes sa të dëshirojë të vijë të punojë, vetëm të vijë.Unë i thash faleminderit, po unë nuk mund të vij për shumë arsye. E para, duhet të jesh në Tiranë çdo ditë.

E dyta, nuk mund ta përballoj spektakël në çdo javë pasi është shumë e vështirë dhe dua të jem elektron i lire siç kam qenë gjithmonë. Gjithashtu është konsumim i njerëzve kot.”/Nrg radio