Gjesti i nënës që mbajti me vite fëmijët të lidhur me zinxhirë, ka tmerruar sallën e gjyqit

596
0

Në gjykatë 57-vjeçari David Turpin dhe gruaja e tij Louise, 49 vjeçe, po përballen me gati 40 akuza, që nga mbajtja e fëmijëve të uritur për vdekje, torturë dhe lidhje me zinxhirë.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta dhe gjykata vendosi që çifti Turpin të mos ketë asnjë kontakt, të tërthortë apo të drejtpërdrejtë me fëmijët.

Ky urdhër skadon në vitin 2021 dhe gjatë kësaj kohe atyre nuk ju lejohen përveçse t’u afrohen fëmijëve të tyre, as të provojnë t’i kontaktojnë apo të gjejnë vendndodhjen e tyre.

Asnjëri nga prindërit e fëmijëve nuk foli asnjë fjalë gjatë gjyqit, mirëpo pranuan me kokë urdhrat.

Pas leximit të urdhrit, nëna e fëmijëve tërhoqi vëmendjen kur filloi të qeshte në një bisedë me avokatin e saj, Jeff Moore.

Fëmijët e tyre, tash e sa ditë mbeten ende duke u kuruar në spital. /Express.