Flamuri shqiptar në mitingun e tij! Habit Salvini: Shqiptarët janë motrat dhe vëllezërit e mi (VIDEO)

1868
0

Kryeu i La Lega, Matteo Salvini gjatë një mitingu në Emilia-Romagna, teksa një qytetar po valëviste flamurin italian, shqiptar dhe të Lega-s bashkë, është shprehur se shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në Itali, janë vëllezërit dhe motrat e tij.

Shikoni sa i bukur ai flamur, krahas flamurit trengjyrësh, është flamuri i Legas dhe flamuri shqiptar. Sepse kush ka ardhur nga larg me dokumente të rregullta në Itali, paguan taksat dhe respekton, është vëllai im, është motra ime.

Rroftë komuniteti i emigrantëve, të respektueshëm, të integruar dhe me edukatë. Italia është shtëpia juaj. Për këta kemi një biletë vetëm vajtje, për t’u kthyer andej nga kanë ardhur” deklaroi Salvini.

Ai deri pak muaj më parë ishte pjesë e qeverisë italiane, por më pas kaloi në opozitë. Salvini, kryetar i një partie anti-emigracion si Lega Nord është një politikan kontravers, pasi pavarësisht deklaratës së sotme më parë nuk kanë munguar shprehet e urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në vendin fqinj.