“Nuk ka asnjë gjurmë të “bishës” në trupin tim”. Çfarë thoshte Xhoda pak muaj më parë: Mosss, u mpiva

635
0

Nga Ermal Mulosmani

Një sms i tme rshëm mbërriti në telefonin tim dje, në orët e hershme të mbrëmjes. Një mik i përbashkët më njoftoi për humbjen e parakohshme të Xhevdet Ferit!

U shtanga dhe s’po gjeja fjalë të reagoja. Si kishte mundësi vallë ky kob kaq shpejt?! I shkruajta një “Mosss!” dërguesit dhe ndenja si i mpirë për pak minuta.

Vdekja ia kishte mësyrë njërit prej më të mirëve që kam njohur.

Pak muaj më parë, mora vesh rastësisht që Xhoda ishte sëmurë, “ka kaluar një periudhë të keqe” – më tha dikush…

U tmerrova kur e mora vesh, u ndjeva fajtor, shumë fajtor.

“Si u ndamë kështu Xhodë” – thashë me vete atë ditë?!

Xhoda më nderoi me miqësinë e tij. Dikur ishte shumë intensive e më vonë erdhëm duke e rralluar. Kombinim rastësish, por unë gjithmonë mendoja se do shkoja ta takoja. “Ja, nga java tjetër se s’bën” – thoja me vete.

Sa herë takoheshim 3 orë iknin si pa ndjerë…

Xhevdet Feri nuk ishte vetëm aktor brilant. Ai ishte njeri erudit së pari. Me të mund të flisje për historinë, Bismarkun, Hitlerin Çurçillin, Ruzveltin, Stalinin; kalonte nga letërsia klasike greke te letërsia ruse ku ndjehej dobësia për Gogolin mbi të gjithë; Pastaj merrej me ekzistencialistët , modernistët dhe përfundonte në dashurinë e tij më të madhe, shkollën angleze të Teatrit. Fliste për Harold Pinterin, Strindbergun, Dario Fo.

Më dukej sikur kishte lexuar në një jetë tjetër dhe kishte mbërritur i lexuar në këtë jetë.

Fliste me pasion për themeluesit e kinemasë moderne, Spilbergun, Ëoody Allen-in, Kubrik-un apo Scorsese-n….

Me të njëjtin patos , pak më pas zhytej në historinë e preferuar të tij, fisin Feri, rrënjët në Plavën e dashur, mallin për vëllezërit e tij nga babai që kishin mbetur në Sarajevë…

Aventurat e arratisjes së babait nga Jugosllavia, mbërritja në Durrës dhe martesën me nënën shumë herë më të re i rrëfente bukur, shtruar plot detaje.

Ishte një pus i madh i dijes, një karakter shumë i fortë, një personalitet artistik e njerëzor i jashtëzakonshëm.

Rrallë në jetë kam takuar një njeri me dimensionin kulturor, artistik dhe me intuitën e Xhevdet Ferit. Nëse nuk do ishte aktor, padyshim mund të ishte inxhinier, doktor apo shkencëtar i shkëlqyer. Sepse universi i tij ishte jashtëzakonisht i gjerë, fantazia dhe dija e tij e kalonin talentin e aktorit.

U takuam për herë të fundit në gushtin e këtij viti, të nesërmen e ditës që mora vesh që “ka kaluar një siklet të madh”. E mora menjëherë në telefon dhe e lamë të takohemi te Pazari i ri, jo larg shtëpisë së tij. Ishte i lumtur, i gëzuar, zërin e kishte gjithë dritë. Më shpjegoi gjerë e gjatë sesi sëmundja e kishte vënë përfundi, sesi shkoi te spitali, doktori fantastik dhe së fundi rezultatet e analizave të pabesueshme! Ishte aq kënaqësi ta dëgjoje atë gëzim fëmijëror në atë trup të madh e me atë zë të thellë e burrëror! U binda edhe unë që e ka kaluar.

“Nuk ka asnjë gjurmë të “bishës” në trupin tim” – më tha. Dhe e besova. Ndoshta edhe sepse doja ta besoja, sepse shpresoja të bëhej mirë. Ndoshta energjia e tij e asaj dite ishte e tillë sa ma përcolli gëzimin edhe mua…

Ndenjëm gjatë, folëm për teatrin, Ramën, politikën… Pas dy orësh u ndamë. Për të mos u takuar më!

I dashur Xhodë,

Unë nuk shkruaj kurrë mesazhe për të vdekur. Sepse, mendoj se vuajtja për humbjen e njerëzve të afërt është diçka thellësisht personale. Por, mesazhin po e shkruaj për të thënë faleminderit për ndihmën e pakursyer që më ke dhënë, për miqësinë e ofruar, këshillat e vlefshme; për netët e kaluara bashkë duke folur pa fund, për të gjithë atë kohë që ma ke dhënë me bujari.

Ti ke qenë një burrë i rrallë Xhodë, vërtetë burrë i rrallë! Babai yt, heroi yt do të kishte qenë krenar për të