Fermeri i jep lamtumirën njeriut te dashur duke formuar zemrën gjigante me dele (Video)

351
0

Gjatë pandemisë, shumë njerëz nuk patën mundësinë për t’i thënë lamtumirë njerëzve të dashur që humbën. Por, një fermer australian gjeti një mënyrë të veçantë për t’i thënë lamtumirë tezes së tij të dashur duke formuar një zemër me delet e tij.

Ben Jackson ishte 400 kilometra larg në New South Wales kur tezja e tij humbi betejën e saj dyvjeçare me kancerin në Queensland. Për shkak të kufizimeve të koronavirusit, ai nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Brisbane për të marrë pjesë në funeralin e saj.

Kështu ai iu drejtua deleve të tij për të treguar dashurinë. Ai vuri grurë në formë zemre në njërën prej arave të tij dhe lëshoi kopenë e tij, duke bërë që mijëra dele të nxitonin për të ngrënë dhe të formonin një zemër të veçantë.

Rezultati u regjistrua në video nga një dron dhe Jackson e ndau atë në internet. “Nuk mund të shkoja ta shikoja, t’i thosha lamtumirë” i tha ai BBC -së. “U ndjeva i dëshpëruar, i pafuqishëm, nuk e dija vërtet se çfarë të bëja. Por unë vendosa të formoj një zemër të madhe në tokë me delet” tha ai. Fermeri ua dërgoi videon të afërmve para funeralit të tezes dhe ata e panë atë në ceremoni.