I futi 50 euro mes pasaportës per te kaluar kufirin, polici ia kthen “kusurin” me pranga 41-vjeçarit në Portin e Durrësit

2253
0

Një i ri shqiptarqa është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi ka tentuar t’i korruptojë duke futur 50 euro në mes të pasaportës. Policia njofton se 41-vjeçar nuk plotësonte dokumentet e nevojshme dhe kriteret e vendosura për shkak të COVID.

Për të shmangur kontrollin dhe procedurat, ai ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë por fundi ka qenë i hidhur për të. Efektivët i kanë vënë prangat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Punonjësit e Policisë Kufitare në Port Durrës, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit.

Shtetasi N. G. është paraqitur në dalje të PKK, Port Durrës dhe ka dorëzuar dokumentet për të udhëtuar jashtë Republikës së Shqipërisë drejt Italisë, të cilat ishin të pamjaftueshme në bazë të kritereve të vendosura nga vendet e tjera, për shkak të COVID-19.

Punonjësi i Policisë pasi i ka bërë me dije shtetasit N. G. se nuk mund të udhëtonte për shkak të mosplotësimit të kritereve, ai i ka dhënë përsëri pasaportën me një kartëmonedhë të prerjes 50 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprime, specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. G., 41 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.