Lajmi per djalin e tij, Mustafa Nano reagon i revoltuar ndaj mediave: Hiqeni urgjentisht

136
0

Gazetari dhe analisti Mustafa Nano reagon ashpër pas lajmit të rremë që kanë shpërndarë disa media në Shqipëri dhe Kosovë, se djali i tij ishte pla gosur . Ai e quan këtë lajthitje dhe papërgjgjshmëri, pasi ai nuk ka djalë me emrin Gerian, dhe as mbiemri i të plagosurit nuk ishte Nano.

“Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp”, shkruan ai ndër të tjera.

Shënimi i Muç Nanos:

Fakenews. Ka qysh dje që një numër portalesh, të Shqipërisë e Kosovës, kanë nxjerrë një lajm me titull “Plagoset me thikë i biri i Mustafa Nanos”. Unë nuk kam ndonjë djalë me emrin Gerian. Nuk kam as ndonjë djalë 34 vjeç. Është një lajm krejt i rremë, i sajuar kotmëkot bazuar te mbiemrin Nano. Dhe e bukura është se edhe mbiemri i të plag osurit nuk është Nano. Por është Mano.

Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp!

Ka ende disa portale që e mbajnë këtë fakeneës. Ju bëj thirrje ta heqin urgjentisht. Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë.