Në emisionin e djeshëm të “Shiko kush luan”, protagonistë ishin 8 fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ata u bënë pjesë e lojërave të ndryshme dhe bashkë me ta u bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë njërës prej lojërave fëmijët e pyetën Kryebashkiakun: “A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?”.
Veliaj sqaroi se kjo kërkesë nuk ishte për të por për administratorin e pallatit dhe tha se ishte zbatuar direkt.
“Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.