Itali, shënohen tre lëkundje tërmeti brenda 30 minutave, njerëzit rrinë jashtë gjatë natës

1324
0

Mbrëmjen e djeshme, në afërsi të Aquilas në Itali u shënuan tre lëkundje tërmeti brenda harkut kohor të 30 minutave.

Lëkundja e parë u ndie rreth orës 22:55 e shkallës 3.7 ballë me epiqendër 2 km nga qyteza Barete e me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës.

Disa minuta më vonë nga ora 23:16u shënua një tjetër lëkundje në shkallën 3.4 ballë me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë. Ora 23:22 është pasuar nga një tjetër lëkundje e shkallës 2.2 ballë.

Të shumta kanë qenë telefonatat e banorëve në Departamentin e Mbrojtjes Civile e të zjarrfikësve. Shqetësimi ka shtynë disa banorë të zonës të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre gjatë natës.

Nga këto lekundje fatmirësisht nuk eshte raportuar asnjë dëm