Fëmija lind nga aborti i dështuar. Prindërit i kërkojnë dëmshperblim mjekëve për lindjen e padëshiruar

1054
0

Lindja e padëshiruar e një fëmije, pas një gabimi mjekësor, tashmë mund të konvertohet me një kompesim në para nga ana e spitalit për prindërit.

Me fjalë të tjera, në rast të abortit të gabuar, dëmet duhet t’i paguhen  bashkëshortëve të cilët nuk e donin atë fëmijë.

E gjitha filloi në një qytet të vogël në zonën Alessandria në vitin 2000. Çifti i historisë në atë kohë ishte rreth 40 vjeç, burri punëtor, ndërsa gruaja pastruese. Gruaja diagnostikohet me një fibroid dhe gjatë kurimeve ajo gjithashtu zbulon se është shtatzënë.

Sipas këshillës së mjekëve, por edhe sepse situata ekonomike nuk ishte e favorshme, burri dhe gruaja vendosin të ndërpresin shtatzëninë. Çifti tashmë e kishte një fëmijë dhe e mendonte familjen e tyre si të plotësuar.

Gruaja i nënshtrohet abortit, por mesa duket dështon. Ajo e vëren atë vetëm në javën e 21-të. Shumë vonë: fëmija vjen në jetë. Dhe për të mbajtur familjen e re, babai detyrohet të largohet nga puna, dhe të transferohet diku tjetër.

Por jo para se të hedhë në gjyq spitalin në Aleksandri, duke kërkuar dëmshpërblim me arsyetimin e “ekzekutimit të gabuar të një ndërhyrje në mitër”, gruaja e të cilit i ishte nënshtruar një aborti .

Ai kërkoi një “kompensim nga lindja padëshiruar” për dëmin e shkaktuar për shkak të ardhjes në jetë të këtij fëmije të padëshiruar i cili i ka ndryshuar gjithë jetën familjes.

“Nuk ka dalje natën e së shtunës, festat e lamtumirës, ndryshimet e punës, duke lëvizur nga një rajon në tjetrin. E gjithë për faji të fëmijës”, shprehet ai.

Gjyqtarët e Gjykatës së Aleksandrisë dhe Gjykata e Apelit e Torinos kanë refuzuar gjithmonë ankesat e tij, por tani Gjykata Supreme ka rikthyer sërish çështjen në shqyrtim, duke marrë në konsideratë kërkesën e bashkërtove dhe qëllimin e tyre për abort në atë kohë./