Fauci e thote troc: mos u iluziononi, te sigurt vetëm në fund të vitit..

705
0

“Ne nuk jemi larg: një vaksinë efektive mund të jetë tashmë e disponueshme midis fundit të nëntorit dhe dhjetorit. Por ajo nuk do të shpërndahet para vitit 2021. Ne do të jemi në gjendje ta themi me sigurt, shpresoj, para Krishtlindjeve të ardhshme: atë të vitit 2021, dua të them”.

Kjo u deklarua nga virologu Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar Amerikan për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive. “Shkencëtarët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Studimet e tyre mbi Covid tashmë na kanë befasuar dhe ende na befasojnë. Por kërkon kohë për t’u kthyer në normalitet.”