Nderron jete nje prej vullnetareve te va ksinës Covid-19, nisin hetimet

374
0

Autoriteti brazilian shëndetësor Anvisa ka njoftuar se një vullnetar i va ksinës COVID-19 nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit ka nderrruar jete, duke deklaruar se çështja po hetohet.

Ai ishte regjistruar si vullnetar në provë por ende nuk e kishte marrë dozën, raporton Bloomberg. Autoritetet thanë se testimi i vak sinës do të vazhdojë pas ndarjes nga jeta të vullnetarit, por nuk dha detaje të mëtejshme, duke përmendur konfidencialitetin mjekësor të atyre që ishin përfshirë në prova.

Universiteti Federal i Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinimin e provave klinike të fazës 3 në Brazil, tha se vullnetari ishte brazilian, por nuk tha se ku jetonte personi.

Pas kësaj aksionet e AstraZeneca pësuan rënie negative me 1.7%.

Qeveria federale ka plane për të blerë vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ta prodhuar atë në qendrën e saj të kërkimit biomjekësor FioCruz në Rio de Zhaneiro, ndërsa një vaksinë konkurruese nga Sinovac e Kinës po testohet nga qendra kërkimore e shtetit Sao Paulo Instituti Butantan.

Brazili ka shpërthimin e dytë më vdekjeprurës të koronavirusit, me më shumë se 154,000 të vrarë nga COVID-19.