Farmacistja shqiptare në Itali, Imelda Harisi tregoi për Euronews Albania se klorokina nuk përdoret tek pacientët, të cilat nuk janë të hospitalizuar. Ajo theksoi se në Shqipëri për të infektuarit me COVID-19 përdoren disa preparate, të cilat nuk rekomandohen nga mjekët në Itali.
“Klorokina nuk përdoret tek pacientët që janë të paktën jo të hospitalizuar. Përdoret në rastet kur pacienti është në kushte spitalore. Deri më tani unë në Itali nuk kam dëgjuar për një rast me klorokinë. Mjekët italianë i trajtojnë pacientët e tij më një terapi shumë të njohur. Unë mora një konfirmim mbrëmë nga një kolegu im, që ishin disa preparate që aspak nuk përdoren në Itali. Klorokina nuk përdoret në Itali”, u shpreh farmacistja.
Znj.Harisi theksoi më tej se mjekët italianë për pacientët e infektuar japin vitamicë C dhe takipirinë.
“Unë përveçse jam e infektuar me COVID-19, pothuajse po e largojmë këtë virus jam drejt shërimit. Hapi i fundit i këtij virusi është nuhatja dhe të shijuarit. Mjekët në Itali rekomandojnë vitaminë C dhe takipirinë. Në rast se kemi një kollë të çfarëdoshme, atëherë përdoret një ambroksol. Përdoret në terapi mbajtëse deltakorteni, në rastet kur pacienti mund të krijojë një lloj pulmoniti. Ka raste që pacientet mund të kenë probleme me pulmonet”, tha farmacistja.
Sa i përket vetëvr asjeve në spitalet COVID, ajo tha se në Itali nuk raste të tilla, pasi antibiotikët nuk përdoren në masë të madhe.
“Rastet me vetëvrasjet siç po dëgjojnë në Shqipëri këtu nuk ka. Ndihem e ter rorizuar nga ky fakt, po kjo gjë nuk ndodh. Nuk ndodh në Itali që antibiotikët të përdoren në këtë masë”, nëvizoi ajo më tej.
Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren tek pacientet e sëmurë rëndë me COVID-19, mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëv rasjen.
Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.