Evropa do të lejojë udhëtarët nga vendet jashtë BE nese ..

1177
0

Ambasadorët në vendet anëtare të BE kanë rënë dakord për masat që lejojnë udhëtarë të vaksinuar nga vendet e treta në bllok, sipas një zëdhënësi të BE.

Zëdhënësi i Komisionit Christian Wigand u tha gazetarëve të Mërkurën se përfaqësuesit e vendeve kishin arritur një marrëveshje, por ajo ende duhej të miratohej zyrtarisht nga Këshilli Evropian.

Ishte diçka “të cilën ne e kuptojmë se do të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.

Me afrimin e sezonit turistik veror, ambasadorët e 27 vendeve miratuan rekomandimin i cili ishte propozuar nga Komisioni Evropian.

BE po përpiqet të koordinojë masat e saj të kufirit të jashtëm, duke pasur parasysh ndikimin e tyre në lëvizjen e lirë brenda bllokut.

Propozimi do të lejojë hyrjen në Bashkimin Evropian për ata që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinave të miratuara nga BE kundër COVID-19.