Skip to content

U zgjodh deputet në Tiranë, a do jetë Berisha në PARLAMENTIN E RI?

    Ish-kryeministri Sali Berisha u vendos sot në listën e zezë të SHBA, por vendimi vjen vetëm pak ditë pasi ai fitoi mandatin për deputet në parlamentin e ri.

    Berisha renditej i pesti në listën e PD-së në Tiranë, dhe nëse hyn në parlament, do të jetë i vetmi politikan që është deputet por njëkohësisht i shpallur “non-grata” nga SHBA.

    Gazetari Artan Hoxha thotë në një reagim në Facebook, se i takon kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që tashmë të mbajë një qëndrim publik për këtë çështje.

    “A duhet te kemi ndryshime dhe ne parlamentin e ri te Shqiperise pas vendimit te fundit te SHBA??!!

    Sepse i vetmi deputet i Shqipërisë, i sapo dale nga zgjedhjet e 25 prillit, qe ndodhet ne listen e zeze te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte numri pese i listes se opozites per qarkun e Tiranes,

    Sali Ram Berisha…

    Tashme kryetari i Partise Demokratike ne detyre dhe njeherazi shefi i opozites Lulzim Basha, duhet te shprehet publikisht nese do ta mbaje ose jo ne grupin e tij te ri parlamentar, nje deputet qe eshte tashme familjarisht, ne listen e zeze te SHBA-se…”, shkruan gazetari Hoxha