Gjate gjithe javes se pare te ketij viti, monedha “Euro” ka vijuar me rritjen në këmbimin valutor duke forcuar pozitat ndaj Lekut.
Ndryshe nga fundi i vitit të shkuar, tashmë monedha europiane po fiton pikë çdo ditë ndaj monedhës kombëtare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, 1 euro sot blihet me 103.7 lekë dhe shitet me 105.1 lekë, rreth 0.79 lekë me shume sesa ishte në fundjavën e fundvitit 2023. Ndërsa monedha e dollarit, u forcua me 1.19 lekë dhe aktualisht këmbehet me 95.98 lekë.
Paundi britanik këmbehet me 121.46 lekë, kurse franga zvicerane 112.53 lekë.