Eugena Tomini tregon se kur hiqen kufizimet: Do të kemi një fund maji ndryshe

562
0

Zv ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka paralajmëruar se në fund të majit mund të ketë një lehtësim tjetër të masave kundër covid.

Tomini theksoi se nëse tendenca e situatës epidemilogjike do të jetë në ulje, mund të kemi një fund maji ndryshe nga 2020.

Zv.ministrja u shpreh në ABC se kjo verë do të jetë më e lehtësuar se vera e vitit që kaloi, e ndikuar kjo edhe nga procesi i vaksinimit masiv.

“Tendenca e situatës nëse do të jetë ulëse, duhet të jetë një fund maj ndryshe nga 2020. Por kjo tendencë në ulje duhet të mbahet. Gjasat janë për një lehtësim më të mirë të kësaj vere. Jo vera e 2020, jo aq e mbyllur, aq e ngurtë.  Do jetë më e lehtësuar se të gjitha grupet e riskut, edhe strukturat akomoduese, e lehtësojnë akoma situatën. Dhe, pandemia ka akoma më pak efekt në turizëm. Kjo lloj tendence në rënie, nuk matet me 5-15 ditë. Duhet një jetëgjatësi. Nuk ka një datë fikse.”, ka deklaruar Tomini.

Tomini sqaroi se rreth 19,8 % e popullatës janë të vaksinuar me një dozë anti-Covid, ndërsa mbi 140 mijë individë janë vaksinuar me të dyja kundër koronavirusit.