Skip to content

Pasaporta Covid edhe në Shqipëri/ Ja kush mund ta shkarkojë në e-albania

    Edhe shtetasit shqiptarë tashmë do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta të gjelbërta pas vaksinimit me dy doza të vaksinave.

    Dokumenti mund të shkarkohet lehtësisht nga portali shtetëror e-albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të udhëtojë lirshëm.

    Në portalin e-albania, vendosni kodin NID që ndodhet në kartën e identitetit dhe vendosni fjalëkalimin tuaj. Në rubrikën e caktuar është e mundshme që të shkarkosh dokumentin.