“Është e patolerueshme” Ministri Çuçi mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë: Do të keni punë me mua nëse..

158
0

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ditën e sotme ka thirrur në një takim drejtuesit e policisë për të marrë masa mbi muzikën e lartë në lokale pas orën 23:00.

Çuçi i bëri thirrje efektivëvë që para ligjit të gjithë janë të njëjtë dhe të ndëshkojnë të gjithë ata pronarë të cilët nuk zbatojnë rregullin.

 “Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 23:00 të natës gjatë javës dhe pas orës 24:00 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi.