Ermal Meta emocion shqiptarët: Më vjen turp nga Italia, bëra sherr në Itali për Shqipërinë

620
0

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka zbuluar sot në një konferencë për shtyp sekrete nga jeta e tij personale e ashtu profesionale. Nga punët e para që ka bërë kur ka emigruar në Itali e deri te pjesëmarrja në “Eurovizion”.

I pyetur nga fëmijët e pranishëm në konferencë se çfarë punësh ka bërë para se bëhej i famshëm, ai përgjigjet: “Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Si gjithë shqiptarët në Itali, kam bërë punë të ndryshme. Kur isha 14 vjeç shisja gazeta te semafori, e nuk i shtypnin mirë e nuk kushtonin shumë. Kam punuar si kamerier e banakier. Kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje. Duart ishin aty, por mendja diku tjetër. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori, pasi secili nga ne ka nga një histori. E kur nuk kuptoja historinë e tjetrit, i shpikja. E kështu nisi muzika ime”.

Ke shkruar këngën “Vietato Morire” kushtuar babait, çfarë mund të thoni?

Arti, muzika në veçanti është shumë arrogant, nuk kërkon leje. E kështu vjen kënga. Çdo herë që kam shkruar një këngë nuk kam marrë parasysh publikun, por vetëm se i bëj për vete.

Neve na ke munguar, po ne juve, Shqipëria?

Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave, dje kur erdha me dukej vetja si i dehur. Faksti qe dëgjoja gjuhën time më dukej diçka e vërtetë. E mesa e kuptoni e kam humbur pak praktikën e gjuhës, por jo të zemrës.

Çfarë mesazhi jep kënga që fitove “Sanremo” dhe more pjesë në Eurovizion “Non avete fatto niente”?

Nuk ndalon luftën, por sensibilizon. Gjithë njerëzit nuk mendojnë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë. Edhe më të këqijt sikur të kishin menduar se jeta e tyre nuk është e pafundme, do ishin sjellë ndryshe. Jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër.

Ke menduar të bësh një projekt muzikor me një këngëtar shqiptar?

Tani për tani jo, por do më pëlqente.

Keni qenë 3 shqiptarë në “Eurovizion”? Çfarë eksperience ishte?

Po ishim tre shqiptarë. Eugenti ka zë të mahnitshëm, këndoi më mirë nga ne të tre. Më edhi shumë turp që Italia nuk i dha pikë. Kam bërë sherr madje me një të jurisë.

A je krenarë që je shqiptar?

Është pyetje me përgjigje shumë të thjeshtë: Jam shumë krenarë që jam shqiptarë, madje do shtoja se një fëmijë nuk e zgjedh dot ku lind, por nëse do të lindja prapë, do zgjidhja të lindja këtu