Pas 14 vitesh mes artit të gatimit, largohet nga ekrani Zonja Tefta

637
0

E cilësuar nga prestigjiozja “Financial Times” si mbreteresha e amvisave shqiptare Zonja Tefta do ta niste kështu aventurën e saj televizive plot 14 vite më parë, duke shënuar një risi në kulinarinë shqiptare dhe formatet televizive në vend.

Ishte pikërisht prilli i vitit 2014 momenti në të cilin Tefta Pajenga, ose si e njohin të gjithë Zonja Tefta nisi historinë me emisionin e parë të gatimit në televizionet shqiptare. Personazhi më i dashur për të gjitha amvisat nisi rrugëtimin e saj në televizionin TeleNorba, pa e ditur se emri i saj do të ngulitej në mendjen e publikut duke krijuar një markë të cilësisë dhe shijes.

Sipas shqiptarja.com, Zonja Tefta nuk do të jetë më pjesë e ekranit, por ende nuk dihen detaje rreth këtij vendimi.

Së fundmi, ajo ishte pjesë e ekranit të Report tv. Nuk dihet nëse ka vendosur të shkëputet përfundimisht nga televizioni, apo do ta rishohim sërish në një ekran tjetër.

Me karakterin dhe sjelljen e saj të ëmbël, Zonja Tefta ka ditur të bëjë për vete zemrat e amvisave, por edhe të bashkëpunëtorëve të saj në ekran. Megjithëse kanë kaluar shumë vite, Zonja Tefta ka lënë gjurmë të thella tek bashkëprezantueset në kuzhinë. Përveçse iu ka mësuar shumë receta, ja si e tregojnë ato eksperiencën e tyre me Zonjën Tefta.

Për çdo ditë të këtyre 14 viteve në transmetim, recetat e saj janë dhe do të vazhdojnë të mbeten një thesar në fondin e kulinarisë shqiptare.