HomeNewsErmal Mamaqi prezantohet...

Ermal Mamaqi prezantohet si shkrimtar: Jam i habitur nga sulmet ndaj meje!

Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titullin “Në garë me veten”, mes figurave të njohura të showbizz-it dhe spektaklit, por pa praninë e njerëzve të librave.

Gjatë fjalimit të tij për librin dhe vlerat e tij, Mamaqi tha se ka qenë Vera Grabocka që e ka shtyrë atë të bëhet prezantues.

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh “Dancing with the stars” me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot. “Do e bësh patjetër”- tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh).

Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi.

Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV Klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali

Nga ana tjetër Ermali iu është përgjigjur kritikave që mori pas publikimit të librit të tij të parë “Në garë me veten”.

Ermali tha se i priste paragjykimet, por ndërkohë edhe u habit nga kjo herezi e krijuar duke qenë se të gjithë janë rritur me librat e Adelina Mamaqit, e cila është familjare e tij.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.