Po jepte emisionin e mëngjesit, studio shkundet nga tërmeti, gazetari “ia mbath”

90
0

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter tronditi Italinë mëngjesin e sotëm. Massiomo Fogheti u përpoq të rezistonte gjatë tronditjeve gjatë transmetimit live, por më pas u dorëzua dhe ia mbathi.

Një zë nga mbrapa skenës dëgjohet: Ta ndërpresim!

Gjithçka ndodhi në pak çaste.

Gazetari i Fano TV ndodhej në transmetim në emisionin e mëngjesit, kur tërmeti i fuqishëm tronditi bregdetin e Marche dhe disa rajone italiane.

Massimo e ndjen tërmetin dhe përpiqet të bisedojë me drejtorin për të kuptuar se çfarë duhet bërë.

Me zemër të ngrirë përpiqet të qëndrojë i qetë në studio, derisa një tronditje tjetër e vë në provë.

Në atë moment Foghetti “arratiset” dhe emisioni ndërpritet.