Ermal Mamaqi i bën dhuratën e madhe nënës së tij: Mision u realizua

561
0

Një dhuratë e bukur dhe e menduar mirë që në vetëvete ka një kuptim. Kështu ka qenë dhurata e Ermal Mamaqit për ditëlindjen e nënës së tij.

Një udhëtim në qytetin e Pragës, me një mision të veçantë. Praga ka një domethënie për mamanë e aktorit të humorit, aty ka jetuar për disa vite në fëmijërinë e saj dhe një album fotografish që ecën me kohë.

“Një udhëtim familjar emocionues… Një mision në Pragë. Një dhuratë për ditëlindje.

Mbas 60 vitesh mami kthehet në vëndin ku u rrit. Qëllimi ishte të bënim 1 foto në shtëpinë ku jetoi për disa vite, në Ambasadën Shqiptare në Pragë. Ishte e vështirë ta gjenim se Ambasada Shqiptare kish lëvizur 2 herë vendndodhjen gjatë këtyre viteve. Por e gjetëm… Vëndi kish mbetur i braktisur dhe i paprekur që atëherë… Faleminderit për suportin Z. AMBASADOR Ilirian Kuka. Mission completed!!! Mamatë janë gjithmonë më të mirat… (Foto 1. Lart:Mami me motrën, vllain dhe gjyshen/Poshtë : Mami me djalin tim dhe mbesën time)”, shkruan Mamaqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.