Skip to content

“Erjon, nesër kanalin”, Rama kapet me Veliajn, ai e merr me të qeshme ..

    Kreu i qeverisë Edi Rama nuk i harron batutat dhe humorin edhe në momente kritike dhe ka qënë përsëri kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në qëndër të shënjestrës.

    Teksa po filmohej duke shkuar në shtëpinë e re të efektivit Rifat Aga, Kryeministri Rama u ndesh me një kanal rrugës dhe dha i urdhër Veliajt që të rregullohej të nesërmen.

    Pjesë nga biseda

    Rama: Ore këtë kanalin do ta rregulloni apo jo? Ça bëni kështu me? Po çështë ky kanal

    Veliaj: Fillimisht bëmë shtëpinë njëherë që të fusnim kokën, pastaj kanalin

    Rama: Jo pastaj, nesër

    Veliaj: Po, po, por fillimisht shtëpinë njëherë…

    Gjithsesi, kryeministri nuk e ka lënë këtu bisedën për kanalin. Pasi mbaruan vizitën në shtëpinë e efektivit Aga, Rama tha sërish se Veliaj duhet të rregullonte kanalin.

    Pjesë nga biseda

    Rama: Erion, kanalin, mos harro

    Veliaj: Po, po. Kam dhe ca punë të tjera unë, por shyqyr që s’i pea to. S’i vure re ato.

    Rama: këtë vura re unë.