Emigrantja skandalizohet në spitalin shqiptar: Shoferi i ambulancës ndaloi për te blere cigare, kurse mjekja..

266
0

Skandalet në shëndetësinë shqiptare nuk kanë të mbaruar. Këtë herë, skandali i radhës vjen nga spitali i Lezhës. Një vajzë e re, e cila jeton prej vitesh në Angli është skandalizuar nga sjellja e mjekëve. Ajo ka patur të vjella të tmerrshme gjatë natës dhe është nisur për në spital me një ambulancë. Mirëpo, gjatë rrugës, mjeku në ambulancë ndalon të blejë cigare. Këtu fillon edhe irritimi i vajzës që ishte në ambulancë, bashkë me pacientë të tjerë, jo vetëm (një tjetër skandal ky).

Ajo përpiqet që t’i kërkojë llogari mjekut, por e gjitha kalon me injorim dhe arrogancë nga ky i fundit. Më pas, sipas qytetares, ajo përballet edhe me një sjellje të tmerrshme nga mjekja kryesore e turnit në spital, Anisa Marku. Vajza shprehet se ajo i ka ulëritur, për shkak se vajza ishte e irrituar me sjelljen e mjekëve. Kjo shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, ku mjekja debaton ashpër me babain e vajzës.

Më tej, vajza kërkon emrat e mjekëve të cilët nuk i kanë shërbyer dhe kjo refuzohet, pro arrin t’i marrë nga një infermiere e spitalit. Qytearja, me banim në Angli, shkruan se i ka denoncuar të gjitha këto tek autoritetet përkatëse, por nuk ka marrë përgjigje, përveç, Pjerin Ndreut.

Ajo thekson se Ogerta Manastirliu dhe Leon Kaza, drejtori i spitalit nuk kanë marrë mundimin të kthejnë asnjë përgjigje. Për më tepër lexoni denoncimin e plotë të vajzës. Të gjitha përshkruen me detaje. E reja ka probleme me shqipen, prandaj denoncimi na ka ardhur në gjuhën angleze.

Denoncimi:

Unë jetoj në Londër, por që nga viti 2009 vij në Shëngjin çdo verë. Unë e dua vendin tim dhe jam shumë krenare për vendin tim, por përvoja që kam pasur kohët e fundit në spitalin në Lezhë është diçka që nuk e kisha menduar kurrë se do ta përjetoja. Të Shtunën, 14 Gusht 2021 në orën 3 të mëngjesit fillova të vjella me pika të mëdha gjaku. Babai im zbriti në farmaci, duke u treguar situatën, por për fat kishte një ambulancë jashtë banesës sime dhe farmacisti u tha shoferëve të ambulancës që të më çonin me babanë tim në spital.

Gjatë rrugës për në spital duke ecur me një shpejtësi të ulët për një ambulancë, mjeku i ambulancës ndalet për të blerë një paketë cigare. Ky veprim më bëri frikësoi dhe shqetësoi jashtë mase. Kini parasysh, unë jam në pjesën e pasme të ambulancës me babanë tim dhe 3 persona të tjerë. Gjithsesi, ne shkojmë në spitalin në Lezhë dhe unë jam jashtëzakonisht e shqetësuar dhe e frikësuar për shëndetin tim sepse kam shumë probleme të tjera shëndetësore si dhe faktin që disa ditë më parë sapo kisha marrë vesh që nuk më lejohej të merrja ibuprofen me ilacet kundër depresionit pasi ekziston rreziku i gjakderdhjes gastrointestinale si dhe rreziku i lartë i hemorragjisë në tru kështu që unë u tremba

Para se të dalim nga ambulanca po pyes dhe pyes pse u ndal për çfarë arsye u ndal? Në këtë moment jam edhe duke qarë. Mjekja në spital, emri i saj është Anisa Marku. Unë kurrë në jetën time nuk kam përjetuar një sjellje të tillë mosrespektimi, të neveritshme nga dikush që ka vendosur të bëhet dikush për të ndihmuar njerëzit. Kjo doktoreshë filloi të më bërtiste me zë të lartë edhe pse isha jashtëzakonisht e mërzitur dhe isha në lot. Gjithashtu, unë po bërtisja sepse sjellja e Anisa Markut ishte shumë e neveritshme dhe si mjek, ata duhet të jenë të qetë për pacientët. Mjekja më kërcënoi se do të më nxirrte jashtë nëse nuk e mbyllja gojën. U tremba.

Po regjistroja, fillova regjistrimin dhe bëra shumë video, por Anisa Marku filloi të më bërtiste duke më thënë që ta fik telefonin ose do të më dëbonte nga spitali. Me sa duket nuk më lejohej të filmoja. Ajo tha se nëse nuk ndaloj së xhiruari, ajo do të më nxjerrë jashtë. Përveç kësaj, ajo pyet babanë tim se çfarë është me mua dhe cili është problemi, babai im i thotë asaj, ‘asht tu qit per qafet me copa te madhe fort me gjak te vjeter’. Anisa Marku pastaj diskriminon mënyrën se si ne flasim shqip dhe fillon të flasë me një zë shumë të lartë, gati duke bërtitur, ‘ca don me than me qit per qafet? Kjo nuk asht fjal normale ’.Joq.al