E fundit/ Mark Marku lë mandatin e deputetit: PD po shndërrohet në..

129
0

Vendim i papritur! Mark Marku nuk do të jetë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e ri në shtator 2021. Mësohet se drejtuesit politik të Lezhës i është kërkuar nga kreu i PD Lulzim Basha që të jepte dorëheqjen.

Kjo kërkesë është pranuar nga profesori i njohur, i cili ka vendosur të lërë mandatin e deputetit.

Mark Marku nuk do të jetë deputet i Kuvendit të ri dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të PD-së. Dorëheqja e fortë lajmërohet sot në një shkrim për “Panorama”. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku është tejet i qartë në arsyet e dorëheqjes, që kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës.

Ai sqaron “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”. “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.