Edi Rama flet për ditën që humbi të atin: Hoqa vëthin dhe mjekrën pa shkumë

627
0

Kreu i Qeverisë ka treguar pak nga e shkuara e tij, teksa ka takuar familjet që humbën të afërmit nga tërmeti i 26 nëntorit, të akomoduara në shtëpi në Durrës.

Ndërsa ishte në familjen e Fatmir Gjanës, i cili mbijetoi 24 orë nën rrënoja, por humbi gruan në pallatin e shembur 5-katësh, Rama kujtoi ditën që humbi të atin, Kristaq Rama.

“Unë isha në Paris. Kishim marrëdhënie të afërt. Kur mora vesh, hoqa vëthin që kisha në vesh.

Duhej të nisesha të nesërmen se s’kishte avion dhe nga stresi kam prit disa orë, me pas hoqa mjekrën pa shkumë fare. Edhe u bëra normal, se atëherë quhesha anormal”, kujton kryeministri.

Po ashtu, ai është ndalur edhe te fëmijëria e tij dhe kujton se si vepruan prindërit e tij kur një natë ra një tërmet.

“Mbaj mend kur ishim të vegjël që ra një tërmet. Kristaqi më kapi mua dhe Neta mori Olsin dhe qëndruam te dera. Këtu më është fiksuar se nuk duhet të vrapojmë te shkallët”, tha Rama.