Ditëlindja e Albanit, dyshja fotografohen në momente private

777
0

Prej disa vitesh këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti Alban Hoxha po kalojnë një histori dashurie

Çifti janë fotografuar shpesh në praninë e njëri-tjetrit dhe së fundmi edhe në ditëlindjen e Albanit.

Portieri ka festuar 32 vjetorin e lindjes së tij dhe ka organizuar një feste me miq e të afërm, në mesin e të cilëve nuk kishte si të mungonte dhe partnerja e tij Çiljeta.

“Tiranapost” ka postuar dy foto të dyshes gjatë festës. Në fotot në fjalë Çiljeta dhe Albani duken më të lumtur se kurrë.

Në njërën prej tyre Çiljeta po i dhuron një të puthur në faqe, ndërsa në tjetrën janë ulur shumë afër njëri-tjetrit dhe kanë pozuar për kamerën.