E zuri korrenti në dush, humb jetën drejtoresha e shkollës! Mesazhet prekëse të kolegeve (Foto)

683
0

Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, Ornela Gjeçi e cila humbi jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.

45-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ka qenë duke bërë dush. Bolieri ka qenë në prizë teksa 45-vjeçarja është futur për të bërë dush. Ndërkohë familjarët që kanë qenë në shtëpi, kanë dëgjuar masën dhe menjëherë kanë dërguar Gjeçin në spital, por ajo ka mbërritur pa shenja jete.

Gjeçi ishte mësuese historie, ndërsa ka pasur mesazhe prekëse edhe nga kolegët e saj.

“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë – Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkrihet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.

“E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë! Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak.