Përmbyset anija në kantierin detar, dhjetra të lënduar

155
0

33 persona kanë mbetur të lënduar pasi një anije është përmbysur në një kantier detar të Edinburgut.

Sipas shërbimit skocez të ndihmës së shpejtë, 21 persona janë dërguar në spital dhe 12 të tjerëve iu dha ndihma mjekësore në vendin e incidentit.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë anijen plot 3000 tonëshe, e cila është në pronësi të marinës amerikane, e mbështetur në një kënd 45 gradë.

Sapo u njoftua për incidentin, në vendin e ngjarjes janë dërguar 5 ambulanca dhe ekipe mjekësore për të trajtuar të lënduarit. Policia e Skocisë iu kërkoi qytetarëve që të shmangnin zonën drejt vendin të ngjarjes për të lejuar aksesin për shërbimet e urgjencës.

Shoqata e Detarëve tha se po mbështeste njerëzit e prekur nga incidenti.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në Leith. Fatkeqësisht shumë janë lënduar rëndë. Ne po mbështesim ata që mundemi.”

Akoma nuk ka infromacion se cili ka qenë shkaku i këtij incidenti dhe po kryhen hetime për të zbardhur ngjarjen.