E rrallë/ Shqiptari bëhet baba i katërnjakëve

Një shqiptar në Gjermani konsiderohet sot fatlum, pasi gruaja e tij gjermane ka sjell në jetë katër njakë në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut, gjë që ndodh një herë në 100 vjet mesatarisht pa terapi të fertilitetit.

Së pari në jetë erdhi Leoni pastaj Luis, vazhdoi Aroni dhe në fund Beni. Lindja e katërnjakëve të Michaela Seidl dhe partnerit të saj shqiptar Valmir Bytyqi, në spitalin e Augsburgut zgjati tre minuta. Katër djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore, të gjithë peshonin njësoi 1.300 gramë dhe po merrnin frymë në mënyrë të pavarur.

Për momentin ata ndodhen në kujdesin intensiv për fëmijë të parakohshëm për shkak se erdhën në jetë dy muaj me herë me prerje cezariane.

Lindja e katërnjakëve pa terapi për fertilitet është jashtëzakonisht e rrallë. Ekspertët vlerësojnë se ka lidhje të katërnjakëve në 1.853 raste.

Për momentin Leon, Luis, Aron dhe Ben janë ende në repartin e monitorimit të klinikës së fëmijëve.

- Advertisement -

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

“Ramë në një kurth të paparë” Ndodh e papritura në tunelin e Murrizit, Rama: Po ecte mirë e bukur kur ndodhi..

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit. Rama...

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.