E rëndë në Itali, shqiptari qëllon gruan me thikë, alarmohen fqinjët nga të bërtiturat..

14828
0

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku protagonist është një shtetas shqiptar. Mësohet se shqiptari, 62-vjeç ka goditur tre herë me thikë gruan e tij 57-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në San Maurizio Canavese, ndërsa kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat e gruas dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Raportohet se gruaja 57-vjeçare është transportuar drejt spitalit për nidhmë mjekësore, dhe thuhet se ndodhet jashtë rrezikut pë jetën, ndërsa shqiptari është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.