“Po të luajti njeri me dorë atje brenda..”/ Vrasësi i policit dorëzohet i qeshur, porositë që i japin familjarët (VIDEO)

2702
0

Azgan Mërlica u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici pas bindjes nga i ati dhe daja i tij.

Në videon e siguruar nga Gazeta Shqip, Azgani përveç se i qeshur dhe në dukje aspak i shqetësuar për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit të policisë në qytetin e Fierit, merr edhe porosi nga familjarët e tij.

“Azgan po të luajti njeri me dorë atje brenda, thuaj,” dëgjohet të thotë një i afërm i tij në video.