E rëndë/ 4 deputetë shqiptarë infektohen me Covid 19

1027
0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bere te ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 304 persona të dyshuar me Koronavirus, prej nga janë raportuar 114 raste të reja.

Burime të Gazetës Express kanë njoftuar se 4 nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus. Bëhet fjalë për Arben Gashin, Kujtim Shalën, Haxhi Avdylin dhe Visar Hotin.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk është për e ditur por mësohet se Shala ka pesë ditë i infektuar, ndërsa Hoti dhe Avdyli kanë dalë pozitiv sot.