Alarmante/ Dita më e keqe, ish deputeti nxjerr faktin e rëndë. Ja vendi ku ka të infektuar dhe nuk tregohet..

575
0

Ish deputeti i LSI Vangjel Tavo eshte shprehur se situata e Pandemisë nga Koronavirusi në të cilën ndodhemi është tërësisht kaotike dhe jashtë kontrollit ne cdo aspekt

Në momentin që u shfaq pandemia, qeveria shqiptare dhe kryeministri në vend të një strategjie solide e të qartë zgjodhën që gjithçka ti lihej spontanitetit, improvizimeve dhe protagonizmit mediatik, dhe përdorimit të vazhdueshëm politik.

Propaganda se qeveria po e përballon më së miri dhe se Shqipëria ka arritur sukses të jashtëzakonshëm është nje genjeshter e madhe. Dhe këtë e dinë më mirë se kushdo stafi mjekësor që prej muajsh punon në frontin e parë pa mjetet e duhura mbrojtëse, por edhe shqiptarët dhe mospërputhja e shifrave të të infektuarve të shpallura nga qeveria

Duke iu referuar shifrave alarmante, ku vetem te premten arriti pikun me te larte deri me tani numri i te infektuarve, Tavo thote:

Sot, në dalje nga pandemia, rastet e deklaruara janë shumë herë më të larta se sa në pikun e saj. Në pikun e saj më 2 prill, kemi pasur 27 dhe kemi arritur të kemi deri në 90 raste.

Qeveria refuzoi të bënte testim të gjerë ndërkohë që OBSh apelonte për sa më shumë testime. Refuzuan të aktivizonin mjekun e familjes. Refuzuan te vinin në përdorim e të blinin në masë mjetet mbrojtëse. Së pari për personelin mjekësor por edhe për qytetarët në tërësi .

Dhe për shkak të këtij menaxhimi të keq e të papërgjegjshëm, lajmet që na vinë nga personeli mjekësor janë njëri më i dhimbshëm se tjetri.

QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimi ndërkohë që kjo s’duhet të ndodhte kurrë pasi është një instrument dhe një front pune i cili duhet të ishte në gatishmëri e ku mjekët dhe infermierët e saj të ishin të mbrojtur edhe për veten e tyre, por edhe për të kryer detyrat e rëndësishme që ata kanë lidhur me pandeminë.

Ka raste edhe në spitalin e traumës. Kjo është alarmante. Personeli mjekësor u la dhe vazhdon të mbetet pa mbrojtje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.