E Refuzoi e Dashura Sepse Ishte i Varfër… i Premtoi Vetes se Një Ditë do të Bëhej i Pasur!

1557
0

Ai u refuzua nga e dashura e tij sepse ai ishte shumë i varfër dhe kjo e la zemërthyer. Ai i premtoi vetes se një ditë do të bëhej i pasur.

Vinte nga një familje e varfër rurale. Çdo ditë zgjohej në 4 të mëngjesit, që të mjelte lopët para se të nisej për shkollë. I duhej të kalëronte 50 milje me kalë çdo ditë për të shkuar në shkollë. Ai përfitoi nga xhirot e gjata me kalë për të recituar fjalime dhe praktikuar artin e të folurit në publik.

Ai u bë aq i mirë në të folurin publik saqë i fitonte konkurset pa u përpjekur fare.

Studentët e tjerë ishin të gatshëm ta paguanin atë për t’i mësuar. Në vend të kësaj, ai e braktisi këtë mundësi dhe filloi të merrej me shitje duke tregtuar mallra, proshutë dhe sapun.

Ai kishte kursyer mjaft para sa ta linte punën dhe të ndiqte ëndrrën e tij.

”Në rast se do që ta mposhtësh frikën, mos rri ulur në shtëpi duke u menduar. Dil jashtë, përvish mëngët, merru me diçka.”

Ai u shpërngul drejt Nju Jork Sitit për t’u bërë aktor. Ai përfundimisht ia doli që të përformonte në rolin e tij të parë. Ai e urreu përvojën dhe vendosi që jeta në teatër nuk ishte për të.

Në moshën 24 vjeçare, ai ishte i papunë dhe me xhepat bosh, dhe po jetonte tek YMCA-s.

Ai filloi të reflektonte mbi jetën e tij dhe në mendje i erdhi një prej kujtimeve më të mira ishte koha e tij e të folurit publik.

”Mosveprimi ngjiz dyshim dhe frikë. Të vepruarit ngjiz besim dhe kurajo.”

Ai e bindi YMCA-në që ta linin të jepte mësim por ata i kërkuan 80% të përfitimeve të tij.

I vendosur, ai pranoi.

Ai filloi të mēsonte të folurin publik por i mbaroi materiali i mësim-dhënies që në orën e parë. Në panik, për të manaxhuar situatën, ai mori një nga studentët për të bërë një fjalim të improvizuar aty për aty.

Ai u frymëzua nga mënyra sesi njerëzit kur mendonin ashtu siç u vinte atyre mund të kultivonin vetë-besimin.

Dale Carnegie

Kjo u bë baza e metodave të tij.

Ai i kaloi dy dekadat e tjera pasuese duke i sofistikuar ato më tej, ai bëri kërkime e studime të mënyrave se si liderët më të mëdhenj e arrinin suksesin e tyre.

Ai botoi një libër me titull ”Arti për të fituar miq dhe pushtet” .

U shit në 30 milionë kopje, dhe u pozicionua në vendin e 19-të në listën e Revistës Time të 100 librave më ndikues të të gjitha kohërave.

Dale Carnegie

Libri është konsideruar një nga librat më me ndikim në historinë amerikane.

Ai më pas do të krijonte qendrën e kurseve trajnuese Dale Carnegie që ka pritur mbi 8 milionë studentë nga 90 vende të botës.

”VARFËRIA ËSHTË NJË BEKIM, VETËM NË RAST SE DUAM TË DALIM ME ÇDO KUSHT PREJ SAJ”