Ajo i Ofroi Kafe dhe Briosh një Lypësi… Ai i Jep një Letër që s’ka Për ta Harruar sa të Jetë Gjallë!

505
0

Një mëngjes i cili dukej, i zakonshëm, shkova në Bar&Kafenë time të zakonshme Dunkin Donuts.

Ndërsa gjendesha në zonën e parkingut, pashë një burrë që lypte monedha në anën e rrugës.

Në fillim nuk i kushtova vëmendje.

Por pastaj vura re që hyri në bar … duke numëruar monedhat e tij, e duke shpresuar që të ketë mjaftueshëm sa për të blerë diçka.

Pamja e tij, prej të stërmunduari të jepte arsye të mjaftueshme të kuptojë se nuk ishte tipi i njeriut që kishte hyrë për të blerë një filxhan të thjeshtë kafeje.

Në atë moment m’u duk sikur diçka më preu shpejt në zemër! Kështu që unë u përpoqa të filloj bisedën me të, por ai qartë nuk donte të fliste.

I ofrova një briosh dhe kafe që të pranonte të qëndronte me mua … dhe i kërkova të ulej. Ai filloi të hapej dhe bisedonte sinqerisht për jetën e tij. Ai tha se njerëzit në përgjithësi janë mjaft të mirë për të … sepse ai është i pastrehë.

Emri i tij ishte Kris.

Ai ishte një nga njerëzit më të ndershëm, dhe më të sinqertë që kisha takuar ndonjëherë. Ai më tregoi se nuk e njohu kurrë babain e tij … dhe kishte ndërruar jetë për shkak të kancerit.

Kjo më mbushi me lot.

Ai më rrëfeu gjithçka që kishte dashur të bënte e të bëhej … një njeri për të cilin nëna e tij mund të ishte krenare.

Ndërsa biseda jonë vazhdoi edhe për një orë, papritmas kuptova se më duhej të kthehesha të ndiqja kursin!

Kur po bëhesha gati për të ikur, Kris më tha nëse mund t’i jepja atij diçka për të shkruar, një stilolaps…

Unë prita një moment teksa Kris po shkruante diçka për mua në një copë letër.

Ai më kërkoi falje për shkrimin e keq… dhe me një buzëqeshje më shtriu dorën për të më dhënë letrën.

Unë u shokova nga ajo që kish shkruar…në atë copë të vogël letre.

@Cassey Fischer

“E kisha vendosur që t’i jepja fund jetës sime sot. Për shkakun tënd, ndryshova mendim. Faleminderit, o qënie e mrekullueshme! ”

Ky takim i shkurtër nuk do të më shqitet nga mendja për gjithë jetën. Kjo është historia mahnitëse e Cassey Fischer.

Ju nuk mund ta dini kurrë sesa impakt të vogël apo të madh kanë gjërat që bëni për të tjerët rreth jush.

Kurrë mos e nënvlerëson fuqinë e mirësisë.

Edhe gjesti më i papërfillshëm i mirësisë mund të ketë fuqinë që të shpëtojë një jetë njerëzore.

“Mirësia është gjuha të cilën edhe të shurdhërit mund ta dëgjojnë e të verbrit mund ta shohin”Mark Twain