E pazakontë/ Pronari sillej keq, punëtorja nuk duron dot, hakmerret duke i vënë flakën fabrikës

188
0

Ngjarje e pazakontë në Tajlandë.

Një zjarr i madh bëri shkrumb e hi një fabrikë të madhe vaji në qytetin Prapakorn të Tajlandës. Forcat zjarrfikëse e patën të pamundur që të shuanin flakët nisur edhe nga fakti që lënda që digjej ishte pikërisht vaj.

Pas hetimeve, policia zbuloi se zjarri ishte vënë nga një punonjëse e fabrikës. Në dëshminë e saj, punonjësja u shpreh se kishte vënë zjarrin vendit të punës pas pronari sillej shumë keq me të.

“Ai më fyente dhe ulërinte përherë. Punoj prej 9 vitesh këtu dhe ai më ka shkaktuar stres çdo ditë”, tha ajo para policëve.