Kuvendi Kombëtar i PD, pamje nga brenda stadiumit ku Berisha pret të shkarkojë Bashën

86
0

Përkrahësit e ish kreut të PD dhe ish kryeministrit Sali Berisha, janë mbledhur sot paradite në stadiumin Arena Kombëtare, në atë që ata e konsiderojnë kuvendi i rithemelimit të PD-së.

Kuvendi nis në orën 10:00. Siç shihni foto, në mes të stadiumit është vendosur dekori dhe podiumi. Në tribunat e mbuluara qëndrojnë delegatët. Përkrahësit qëndrojnë në pjesët e tjera të ulëseve të stadiumit.

Për të mbledhur Kuvendin mjaftojnë 1870 firma delegatësh. Për të marrë vendime duhet të jenë mbledhur 50 për qind plus 1 e totalit prej 7800 delegatësh që ka PD. Ende nuk dihet sa delegatë do të jenë të pranishëm, por pritshmëritë janë për të paktën pesë mijë delegatë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka si synim kryesor shkarkimin e kreut të PD Lulzim Basha, i cili po konsiderohet si shkaktari i humbjeve të PD për tetë vite.

Këto zhvillime në PD erdhën pasi DASH shpalli të padëshirueshëm ish kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, të cilët i akuzoi për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.