E fundit/ Incidenti në zyrat qëndrore të PD në Tiranë, furgoni i bardhë futet në oborr dhe ..

68
0

Një incidet është provokuar nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Mësohet se ka qenë një furgon i bardhë pasagjerësh që është futur në oborrin e selisë dhe ka “xhiruar” gomat.

Ky furgon i bardhë, sipas raportimeve dyshohet se është përdorur për transportin e delegatëve dhe anëtarëve të PD nga rrethet në Tiranë, për t’iu bashkuar Kuvendit Kombëtar që ka thirrur Sali Berisha.

Personat që kanë qenë brenda, kanë brohoristur “Rroftë Sali Berisha” dhe pas disa momentesh furgoni është larguar. Ky është incidenti i parë që ndodh në zyrat kryesore të PD, në rrugën e Elbasanit. Në gatishmëri është dhe Policia e SHtetit, për të shmkangur çdo përplasje të mundshme.

Në stadiumin “Air Albania” vazhdon grumbullimi i anëtarëve dhe delegatëve të Partisë Demokratike, të cilët përkrahin Sali Berishën. Është bërë me dije se aty do të ketë mbi 5,000 persona dhe në rend dite pritet të jetë dhe shkarkimi i Bashës.

Situata është me e qetë në selinë Blu. Aty ka mbërritur mëngjesin e kësaj të shtune Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Në mesditë në selinë qëndrore në Tiranë do të mbahet një ceremoni për ditën e themelimit të PD, si dhe do inagurohet një memorial në oborrin e godinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.