E pazakontë / Peshkaqenët sulmojnë pushuesit, 3 të plagosur (VIDEO)

1010
0

Pushuesit në Bregun e Gjirit të Floridës u është thënë të jenë vigjilentë, pasi tre notarë u sulmuan nga peshkaqenë në dy sulme të veçanta. Një gruaje thuhet se i është prerë një pjesë e krahut pasi është kafshuar të premten në Walton County në Florida veriperëndimore.

Ndërsa më pak se dy orë më vonë, në një plazh tjetër katër milje më tej në lindje, dy vajza adoleshente ishin në ujë të thellë me miqtë kur u sulmuan. Siç raportohet njëra nga vajzat pësoi lëndime të rënda në pjesën e sipërme të këmbës dhe njërës dorë, ndërsa tjetra kishte lëndime të lehta në njërën nga këmbët.