E ngacmoi shoferi, gruaja nga Elbasani hap derën e makinës dhe hidhet

669
0

Gjatë pasdites së sotme u raportua për një aksident në aksin Elbasan-Ish-metalurgjik ku një grua e identifikuar si Shpëtime Tufa, 55 vjeç, ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet kur po kalonte rrugën, duke fluturuar në ajër, ishte ky njoftimi që u dha fillimisht.

Mirëpo nga hetimi paraprak është mësuar se ajo ka qenë pasagjere dhe jo duke kaluar rrugën. Burime të “Ballkan web” kanë bërë me dije se 55-vjeçarja mund të jetë ngacmuar nga shoferi i mjetit.

Ajo ka kërkuar të ndalojë, por ai ka refuzuar dhe kështu e aksidentuara ka hapur derën e automjetit dhe është hedhur në rrugë duke u dëmtuar rëndë.

Ndërkohë Policia e Elbasanit ka kapur dhe shoqëruar në polici autorin e aksidentit i cili u largua nga vendngjarja por u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon.

Burimi: Ballkan web