E mohoi lidhjen e re, partneri i dërgon lule me dedikim Anxhela Peristerit në emision: Mund ta deklarosh

1244
0

Këngëtarja Anxhela Peristeri është shumë e komentuar për jetën private dhe publiku është gjithnjë kurioz të dijë më shumë për këngëtaren.

Peristeri prezantoi këngën e saj për konkursin “Kënga Magjike”, me titull “Dikush i imi”, por para se të kondonte ajo mori një surprizë.

Në studion e emisionit “E diela shqiptare”, vjen një buqetë me lule të kuqe për të dhe një letër ku shkruhej: “Po të duash, sot mund ta deklarosh”.

Arditi e pyeti se kush ia ka dërguar lulet, por Anxhela u përgjigj: “Nuk e tregojmë dot”. Arditi ia kthen: “Unë për vete e njoh, shkoni shumë si çift”.

“Këto që tha Arditi nuk janë të vërteta, unë jam single”, u shpreh Anxhela duke e mohuar kështu lidhjen. Mirëpo kur ishte tek emisioni “Rudina”, muajin që shkoi Anxhela e pranoi publikisht se është në një lidhje .

Mesa duket Anxhela ka vendosur ta ruajë për momentin larg publikut këtë lidhje duke e deklaruar veten single.