E fundit/ Mesohen datat dhe aeroportet, ja kur rinisin fluturimet mes Shqiperise dhe Italisë

4772
0

Aviacioni Civil Italian publikoi të gjitha fluturimet e planifikuara që do të kryhen me Shqipërisë dhe Italise gjatë sezonit veror.

Fluturimet nisin nga 16 qershori dhe mund të kryhen nga dy kompani të ndryshme  ajrore, Albawings dhe Blue Panorama.

Kjo parashikon që kufijtë me Italinë të hapen nga java e ardhshme, njësoj si me Greqinë, ndërsa janë parashikuar të nisin fluturimet me Athinën nga 15 qershori.

Sipas njoftimit të Aviacioni Civil Italian, të gjitha të dhënat për fluturimet e parashikuara janë të pandryshueshme.