Shqiptarët dynden për pune sezonale në Greqi, gazetari nxjerr zbuluar “marrëveshjen fantazëm” midis Ramës dhe Misotakis

408
0

Nga Shtëpim Zinxhiria

Më shumë përgjegjësi zoti kryeministër Edi Rama,  pa kaluar një muaj shqiptarët mendojnë kthimin e tyre. Kemi një marrëveshje dhe bëjmë një tjetër pse?!

Përtej propagandës qeveritare dhe verbërisë së një pjesë të shoqerisë, se punëtorët shqiptar që shkuan për të punuar në Greqi u pritën si heronj, pasi shpëtuan prodhimet vendase, realiteti sot flet ndryshe nga ajo që është propaganduar nga papagallët e qeverisë.

Edhe pse një marrëveshje për punë sezonal ekzistonte midis dy vendeve që nga 1997 në rang dikastersh, në 2 Maj 2020, bëhet edhe një tjetër marrëveshje po këtë radhë midis dy kryeministrave Rama Misotakis, me anën e një bisedë telefonike.

Kjo do të mjaftonte që dhjetra autobuzë të mernin rrugën e emigrimit në vendin fqinjë në momentin më të vështirë të COVID-19. Por…?

Sot vetëm në periferinë e qytetit te Verias ndodhen rreth 2 mijë shqiptarë, këtë e konfirmoi edhe anëtari i kryesisë së sindikatave të periferias z. Dimitër Manoku, duke shtuar se askush nuk e ka në duar te shkruar këtë marrëveshje, jo vetëm pronarët grekë po as edhe Kryesia e Sindikatave te Periferias, pra ekziston një marrëveshje pa qenë e tillë.

Konkretisht sot me dhjetra shqiptarë kanë mbetur pa punë dhe po mendojnë kthimin e tyre në se pronarët greke nuk u gjejnë punë.

A duhet ndokush te ndjekë këtë marrëveshje shtetërore midis dy vendeve për të parë se sa kjo është zbatuar dhe se a kanë ujë këta shqiptarë për tu larë në këto ditë të nxehta te verës, sa për të tjerat varja…?

Kjo e ashtuquajtur marreveshje asgje nuk ka ndikuar ne permisimin e kushteve te punës, ne te drejtat e shqiptarve…asgjë.

Por pyetja shtrohet a do të paguhen këta sipas marrëveshjes në se kjo ekziston ditët që këta nuk kanë punuar jo për faj të tyre. Po biletat e kthimit kush do ju a paguaj?

/faxweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.