E FUNDIT/ Dalin emrat, kush janë 3 të rinjtë që humbën jetën në Laç

428
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laç, Kurbin.

3 të rinj kanë humbur jetën pasi makina në të cilën po udhëtonte ka rënë në një kanal.

Policia ka zbardhur identitetin e të rinjve të cilët janë të moshave nga 17 në 22 vjeç.

Viktimat janë Juli Maxhni, Simon Kanani dhe Bert Marku.

Njoftimi i policisë

Kurbin

Informacion paraprak

Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /a http://www.albeu.al/shqiperi/e-fundit-dalin-emrat-kush-jane-3-te-rinjte-qe-humben-jeten-ne-lac/393746/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.