Skip to content

E FRIKSHME/ Dalin pamjet kur transgjinori tenton të rrëmbejë fëmijët në një shkollë fillore

    Momente të tmerrshme kanë përjetuar fëmijët e shkollave fillore në Kolorado, kur një transgjinor 33-vjeçar tentoi të rrëmbejë njërin prej tyre. Pamjet u filmuan nga një kamera sigurie.

    Në video shfaqet Solomon Culligan, i cili është arrestuar, kur ka hyrë në oborrin e shkollës fillore Black Forest Hills, duke mbajtur një batanije ndërsa disa fëmijë të vegjël që nuk dyshojnë ndodhen në zonë.

    Mirëpo kur fëmijët kanë kuptuar qëllimet e këqija të 33-vjeçarit i cili ka nisur të vrapojë drejt tyre, kanë tentuar të shpëtojnë duke bërtitur “i huaj, rrezik”.

    33-vjeçari në fakt ka arritur të kapë njërin prej fëmijëve duke i hedhur batanijen, por në fund nuk ka mundur ta përfundojë kapjen pasi ka humbur ekuilibrin.

    Culligan, i cili e identifikoi veten si mashkull, u arrestua pak larg dhe u akuzua për tentativë rrëmbimi. 

    Një prej fëmijëve, që tentoi të rrëmbente Culligan tha se atij i vinte era alkooli dhe kishte pluhur të bardhë në fytyrë.

    Më poshtë pamjet: